Futboll

Video/ Fyerje raciste nga arbitri i 4-t, PSG dhe Bashakshehir braktisin fushën

Një episod racist ka ndërprerë ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes PSG-së dhe Bashakshehirit. Një episod vërtet i çuditshëm, pasi protagonistë negativë nuk kanë qenë as tifozët dhe as ndonjë lojtarë në fushë, por arbitri i katërt, rumuni Sebastian Koltesku.

Një nga ndihëmsit e trajnerit turk Buruk është sulmuar me fyerje raciste nga arbitri i katërt para se të ndëshkohej me karton të kuq. Një veprim që ka sjellë reagimin e ashpër të lojtarëve të stolit të ekipit turk. Ndeshja është ndërprerë në minutën e 15-të, pas 8 minutash diskutim mes dy skuadarve e stafeve të tyre, të cilët vendosën për ta braktisur fushën.

Momenti, kur dy skuadrat braktisin fushën. Gazeta Si, 8 dhjetor 2020

Nën akuzë është arbitri i katërt, rumuni Sebastian Koltesku, i cili ka quajtur “black guys” (zezakë) ndihmëstrajnerin dhe lojtarët e stolit të Bashakshehirit, mes tyre edhe sulmuesin Demba Ba. Ndihmëstrajneri Uebo ka protestuar dhe Koltesku i kërkuar arbitrit kryesor, Hategan, që ta përjashtonte.

https://twitter.com/AndyRobsonTips/status/1336411004402618370?s=20
Debati i Demba Ba me arbitrin e 4-t. Gazeta Si, 8 dhjetor 2020

Në këtë situatë kanë ndërhyrë edhe dy lojtarët e PSG-së, Nejmar dhe Mbapë, të cilët i kanë kërkuar arbitrit Ovidiu Hategan të qartësojë gjithçka në lidhje me episodin racist. Mjaft ashpër ka reaguar edhe sulmuesi Demba Ba, i cili është ndëshkuar me karton të kuq në stol.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë