Një episod racist ka ndërprerë ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes PSG-së dhe Bashakshehirit. Një episod vërtet i çuditshëm, pasi protagonistë negativë nuk kanë qenë as tifozët dhe as ndonjë lojtarë në fushë, por arbitri i katërt, rumuni Sebastian Koltesku.
Një nga ndihëmsit e trajnerit turk Buruk është sulmuar me fyerje raciste nga arbitri i katërt para se të ndëshkohej me karton të kuq. Një veprim që ka sjellë reagimin e ashpër të lojtarëve të stolit të ekipit turk. Ndeshja është ndërprerë në minutën e 15-të, pas 8 minutash diskutim mes dy skuadarve e stafeve të tyre, të cilët vendosën për ta braktisur fushën.
Nën akuzë është arbitri i katërt, rumuni Sebastian Koltesku, i cili ka quajtur “black guys” (zezakë) ndihmëstrajnerin dhe lojtarët e stolit të Bashakshehirit, mes tyre edhe sulmuesin Demba Ba. Ndihmëstrajneri Uebo ka protestuar dhe Koltesku i kërkuar arbitrit kryesor, Hategan, që ta përjashtonte.
Në këtë situatë kanë ndërhyrë edhe dy lojtarët e PSG-së, Nejmar dhe Mbapë, të cilët i kanë kërkuar arbitrit Ovidiu Hategan të qartësojë gjithçka në lidhje me episodin racist. Mjaft ashpër ka reaguar edhe sulmuesi Demba Ba, i cili është ndëshkuar me karton të kuq në stol.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje