Futboll

Mourinjo proteston: Pse ekipet e Championsit duhet të garojnë në Ligën e Europës?

Karakteri i tij e bën gjithmonë që të kritikojë hapur për atë që nuk i pëleqn. Zhoze Mourinjo, trajneri i Totenhemit, nuk mund të qëndrojë larg reflektorëve me deklaratat e tij dhe me akuzat në lidhje me disa aspekte, që sipas tij, janë defekte.

Kritika e fundit e portugezit i takon rregullores së Ligës së Kampionëve, që lejon skuadrat e renditura në vend të tretë në fazën e grupeve që ta kalojë në kompeticionin e Ligës së Europës. Mourinjo ka folur pa diplomaci në lidhje me këtë çështje gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes së Totenhemit.

Zhoze Mourinjo. Gazeta Si, 10 dhjetor 2020

“Skuadrat që vijnë nga Liga e Kampionëvë janë gjithmonë të forta dhe normalisht nuk i përkasin këtij niveli. Mançester Junajtid është një nga skuadrat më të mira dhe grupi i tij ishte shumë i fortë. E dinim që nuk do të ishte e lehtë për asnjë nga skuadrat e atij grupi dhe e dinim që një skuadër e një niveli të lartë do të përfundonte në Ligën e Europës nga ai grup. Sigurisht, ajo është favorite për të fituar trofeun.

Kualiteti i kompeticionit, me 8 skuadra të reja që vijnë nga Liga e Kampionëve, rritet ndjeshëm. Nga pikëpamja sportive mendoj se nuk është e drejtë që një skuadër që nuk ia del në një kompeticion, të kalojë në një tjetër dhe të vazhdojë rrugëtimin e saj në atë kompeticion”, – ka thënë trajneri Mourinjo, duke hapur një debat të ri në lidhje me formulën e Ligës së Kampionëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë