Futboll

Video/ “Tris” golash Apolonisë, Tirana i afrohet kreut të renditjes

Tre gola për tri pikë. Tirana nuk mund të gabonte në “Selman Stërmasi” përballë Apolonisë, që ka rezistuar gjatë 45 minutave të para pa pësuar gol. Sapo ka nisur pjesë e dytë, kampionët zhbllokuan shifrat me anë të Ismajlgecit, pas një veprimi të bukur të Muçit në zonë.

Goli i Ismajlgecit. Gazeta Si, 13 dhjetor 2020

Idriz Batha realizoi golin e dytë për Tiranën, ndërsa Ernest Muçi “vulosi” fitoren e bardhebluve, që tashmë i janë afruar kreut të renditjes, pas atij fillimi shumë të dobët. Në 2 ndeshjet e fundit Tirana ka marrë 6 pikë, aq sa kishte marrë në 6 javët e mëparshme.

Goli i Bathës. Gazeta Si, 13 dhjetor 2020

Skuadra e Dedes është ngjitur në kuotën e 12 pikëve dhe ka përpara Vllazninë, Partizanin dhe Kukësin. Fitorja e sotme ka vlera të mëdha për vazhdimësinë për kampionët në fuqi.

Goli i Muçit. Gazeta Si, 13 dhjetor 2020

Ndeshja tjetër e zhvilluar në orën 13:45 ishte ajo mes Bylisit dhe Kastriotit, ku ballshiotët kanë fituar 2-1. Ata e kanë nisur lojën shumë mirë, duke shënuar 2 gola me Ndrecën dhe Mehmetllarin, pas gabimeve të krutanëve në mbrojtje. Kastrioti arriti të shënonte vetëm golin e nderit në këtë sfidë, duke pësuar kështu humbjen e dytë radhazi, pas asaj me Vllazninë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë