Polonia po përballet me kërcënimin real të një vale të tretë të pandemisë së Covid-19, raporton “The Guardian”.
Ministri i shëndetësisë në Poloni Adam Niedzielski tha se ai do të rekomandonte që kufizimet aktuale të vazhdojnë të paktën deri më 17 janar.
Takimet apo grumbullimet e më shumë se pesë personave janë të ndaluara aktualisht në Poloni, dhe bashke me to edhe organizimi i dasmave apo funeralet.
Kinematë, muzetë dhe galeritë e artit vijojnë të mbeten të mbyllura.
Ndërkohë, qeveria e Polonisë pritet të miratojë një plan kombëtar për marrjen e vaksinës anti-Covid të martën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje