Bota

Polonia po përballet me “valën e tretë” të Covid-19

Polonia po përballet me kërcënimin real të një vale të tretë të pandemisë së Covid-19, raporton “The Guardian”.

Ministri i shëndetësisë në Poloni Adam Niedzielski tha se ai do të rekomandonte që kufizimet aktuale të vazhdojnë të paktën deri më 17 janar.

Takimet apo grumbullimet e më shumë se pesë personave janë të ndaluara aktualisht në Poloni, dhe bashke me to edhe organizimi i dasmave apo  funeralet.

Kinematë, muzetë dhe galeritë e artit vijojnë të mbeten të mbyllura.

Ndërkohë, qeveria e Polonisë pritet të miratojë një plan kombëtar për marrjen e vaksinës anti-Covid të martën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë