Duke folur në emisionin ‘LOG’ në ABC, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi foli mbi zhvillimet e protestave në Tiranë. Ajo tha se është kundër dhunës sepse sipas saj këto akte e bëjnë Edi Ramën nga abuzues në viktimë. Të gjitha dëmet tha ajo do të rregullohen me paratë e taksapaguesve shqiptarë si dhe do t’i japin mundësinë për abuzime qeverisë.
“E para, unë nuk kam pse të bëj një deklaratë publike, për një protestë që nuk e kam thirrur unë.
Vazhdoj dhe të them, kush ushtron dhunë, vandalizëm, bën viktimë Edi Ramën. Sepse ajo pema e vitit të ri që njerëzit e nxorën dufin, tek një pemë, ajo pema e vitit të ri nëse është blerë me 5 milionë lekë, tani do të shkojnë për ta blerë 50 milionë lekë. Me paratë e taksapaguesve shqiptarë, nuk do të paguhet ajo as me paratë e taksave të oligarkëve sepse nuk paguajnë ata, pasi dalin të gjithë me humbje, nuk do paguhet as me taksat e Edi Ramës, se nuk paguan asnjë taksë, as me taksat e qeverisë, por do të paguhet me paratë e taksave të atyre që ishin atje”, tha ajo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje