Politike

Kryemadhi: Kush ushtron dhunë, bën viktimë Edi Ramën

Duke folur në emisionin ‘LOG’ në ABC, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi foli mbi zhvillimet e protestave në Tiranë. Ajo tha se është kundër dhunës sepse sipas saj këto akte e bëjnë Edi Ramën nga abuzues në viktimë. Të gjitha dëmet tha ajo do të rregullohen me paratë e taksapaguesve shqiptarë si dhe do t’i japin mundësinë për abuzime qeverisë.  

“E para, unë nuk kam pse të bëj një deklaratë publike, për një protestë që nuk e kam thirrur unë.

Vazhdoj dhe të them, kush ushtron dhunë, vandalizëm, bën viktimë Edi Ramën. Sepse ajo pema e vitit të ri që njerëzit e nxorën dufin, tek një pemë, ajo pema e vitit të ri nëse është blerë me 5 milionë lekë, tani do të shkojnë për ta blerë 50 milionë lekë. Me paratë e taksapaguesve shqiptarë, nuk do të paguhet ajo as me paratë e taksave të oligarkëve sepse nuk paguajnë ata, pasi dalin të gjithë me humbje, nuk do paguhet as me taksat e Edi Ramës, se nuk paguan asnjë taksë, as me taksat e qeverisë,  por do të paguhet me paratë e taksave të atyre që ishin atje”, tha ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë