Futboll

Video/ Imobile fantastik, vëllezërit Inzagi s’i prishin punë njëri-tjetrit

Ka përfunduar në barazim, 1-1, ndeshja mes Beneventos dhe Laacios, e vlefshme për javën e 12-të të Serisë A. Çiro Imobile shënoi një gol fantastik, me një gjuajtje të befasishme pas krosit të Milinkoviç-Saviç. Avantazhi i Lacios nuk zgjati shumë, pasi në fundin e pjesës së parë barazoi Skiatarela për Beneventon.

Goli i Imobiles. Gazeta Si, 15 dhjetor 2020

“Derbi” në stol mes dy vëllezërve Pipo dhe Simone Inzagi është mbyllur kështu në “paqe”. Ndoshta ata nuk kanë dashur t’i prishin punë njëri-tjetrit, por kuptohet që më shumë nga ky rezultat dëmtohet Lacio, që në kampionat nuk po e gjen dot veten dhe ka mbetur shumë prapa vendeve të kreut, në vend të 8-të me 18 pikë.

Edhe në këtë ndeshje Tomas Strakosha ka qëndruar në stol, bashkë me portierin tjetër shqiptar, Marko Alia. Ende portieri i Kombëtares nuk po kap formën optimale për të fituar konkurrencën me Reinën. Para ndeshjes foli drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, i cili theksoi se skuadra po has vështirësi në kampionat dhe duhet të ketë më shumë ekuilibër.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë