Futboll

Video/ Lukaku dhe Handanoviç udhëheqin Interin, Milani ruan kreun

Interi “fluturon” në kampionat. Pas fitores 1-0 ndaj Napolit, skuadra e Kontes është vetëm 1 pikë pas Milanit, që barazoi 2-2 në fushën e Xhenoas. Në javën e 12-të të Serisë A, Interi mposhti me një penallti Napolin, duke regjistruar kështu fitoren e 5-të radhazi.

Sfida e luajtur në “San Siro” ishte më tepër taktike gjatë pjesës së parë, me pak raste. Në të dytën, portieri Handanoviç nuk lejoi prekjen e rrjetës në të paktën 3 raste, ndërsa sulmuesi Lukaku realizoi me penallti golin e vetëm të ndeshjes nga pika e bardhë e penalltisë të fituar nga Darmian.

https://streamable.com/ty95ad
Penalltia e Interit, e kthyer në gol nga Lukaku. Gazeta Si, 16 dhjetor 2020

Insinje u ndëshkua me karton të kuq gati 20 minuta para fundit pas një debati me arbitrin. Ndëshkimi i tij se shkaktoi irritim te trajneri Gatuzo. Napoli ishte edhe pa fat në këtë ndeshje, ku Petanja goditi shtyllën në shtesë. Elseid Hysaj ishte gjithë kohën në stol për Napolin.

Milani kryeson me 28 pikë, por tani ndjen kërcënimin e Interit, që është 1 pikë më pak. Skuadra kuqezi reagoi mirë ndaj Xhenoas, ku u gjend dy herë në disavantazh dhe dy herë arriti të barazonte me mbrojtësit Kalabria dhe Kalulu. Milani nuk vuan për të gjetur golin, por tashmë trajnerin Pioli kanë filluar ta shqetësojnë golat e pësuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë