Ministri i Brendshëm i sapoemëruar, Bledi Çuçi si dhe Ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi, të shoqëruar nga Engjell Agaçi, sekretari përgjithshëm i Kryeministrisë, u betuan në Presidencë para kreut të shtetit, Ilir Meta.
Gjatë ceremonisë munguan kryeministri Edi Rama dhe zv-kryeministri Erion Braçe
Të dy emrat e ministrave u votuan një ditë më parë në Kuvend menjëherë sapo Meta hodhi dekretin për emërimin e tyre.
Ndryshimet e fundit në qeveri erdhën pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt nga detyra e Ministrit të Brendshëm pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje