Politike

Çuçi dhe Ekonomi, zyrtarisht ministra, betohen në Presidencë, mungon Rama

Ministri i Brendshëm i sapoemëruar, Bledi Çuçi  si dhe Ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi, të shoqëruar nga Engjell Agaçi, sekretari përgjithshëm i Kryeministrisë, u betuan në Presidencë para kreut të shtetit, Ilir Meta.

Gjatë ceremonisë munguan kryeministri Edi Rama dhe zv-kryeministri Erion Braçe

Të dy emrat e ministrave u votuan një ditë më parë në Kuvend menjëherë sapo Meta hodhi dekretin për emërimin e tyre.

Ndryshimet e fundit në qeveri erdhën pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt nga detyra e Ministrit të Brendshëm pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë