Futboll

Video/ “Poker” i Juventusit në Parma, kampionët 1 pikë larg kreut

Gjithçka e lehtë për Juventusin në Parma, rezultati 0-4 flet vetë. Nuk iu desh të djersinin shumë lojtarëve të drejtuar nga trajneri Andrea Pirlo në këtë transfertë, ku Kulusevski zhbllokoi shifrat dhe 3 minuta pas tij Ronaldo dyfishoi rezultatin, duke prerë shpresat e Parmës për të marrë pikë ndaj kampionëve në fuqi të Italisë.

https://streamable.com/j5b94s
Goli i Kulusevskit. Gazeta Si, 19 dhjetor 2020

Me fillimin e pjesës së dytë, Kristiano Ronaldo realizoi edhe golin e tretë dhe të dytin personal. Pesë minuta para fundit gjeti rrugën e rrjetës edhe sulmuesi tjetër bardhezi, spanjolli Alvaro Morata.

https://streamable.com/576o5s
Goli i parë i Ronaldos. Gazeta Si, 19 dhjetor 2020

Me këtë fitore bindëse, Juventusi i afrohet kreut me 1 pikë. Bardhezinjtë barazojnë Interin e vendit të dytë në kuotën e 27 pikëve, por me një ndeshje më shumë. Në dy ndeshjet e tjera të Serisë A, Fiorentina barazoi 1-1 me Veronën, kurse Sampdoria mundi 3-1 Krotonen.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë