Bota

Mutacioni i ri i Covid-19, Maqedonia pezullon fluturimet me Britaninë

Maqedonia e Veriut ka vendosur pezullimin e të gjitha fluturimeve nga Britania e Madhe, pas shfaqjes së mutacionit të ri të koronavirusit.

Paraprakisht, Komisioni i Sëmundjeve Infektive ka dalë me rekomandimin për izolimin për 14 ditë të të gjithë personave që hyjnë në Maqedoninë e Veriut nga Britania e Madhe.

“Pas informacionit të fundit në lidhje me shfaqjen e variantit të ri të koronavirusit në Britaninë e Madhe, Shtabi i Krizës miratoi vendimin për t’i ndaluar të gjitha fluturimet nga Britania e Madhe drejt Maqedonisë së Veriut. Përveç kësaj, çdo person që arrin nga ky shtet, do t’i nënshtrohet një izolimi të detyrueshëm 14-ditor”, ka bërë të ditur kryeministri Zoran Zaev.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se vendimi është miratuar si masë paraprake për parandalimin e përhapjes së variantit të ri të koronavirusit në Maqedoninë e Veriut.

Maqedonia e Veriut është shteti i parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor që ndërmerr një masë të tillë.

Deri më tani, Franca, Gjermania, Holanda, Belgjika, Austria, Suedia, Italia dhe Bullgaria kanë njoftuar për kufizime në udhëtimet me Mbretërinë e Bashkuar


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë