Politike

Kush janë dy kandidatet që do kontrollojnë pasuritë e politikanëve

Komisioni i Ligjeve çoi për votimin në Kuvend ditën e enjte, dy nga pesë kandidatët, që synojnë të jenë në krye të Inspektoriatit të Lartë të Kontrollit të Pasurive.

Mes Evis Ficos, Dhimitrula Spiros, Evgjeni Bashari, Helena Papa, Lefterie Luzi dhe Sali Shehu, Komisioni i Ligjeve kualifikoi Evgjeni Basharin dhe Helena Papën.

Helena Papa, aktualisht mban pozicionin e Drejtorit të Kabinetit të Kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ajo ka një eksperiencë  (mbi 10 vjecare) në fushën e drejtësisë, antikorrupsionit. Papa ka qenë  koordinatore pranë Departamentit të Kontrollit të Brendshëm dhe Antikorrupsion në Kryeministri (2008-2014) dhe drejtore kabineti pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (2014-2016)

Ndërsa Evgjeni Bashari aktualisht është Sekretare e Përgjithshme e Inspektoratit.

Ndërkohë nga gara është tërhequr Eridjan Salianji, me të drejtë, sa kohe që ai është prej vitesh jurist në PS dhe ka përfaqësuar këtë forcë politike në KQZ si palë.

Shkëlqim Ganaj është drejtues aktual i ILDKP, mandati të cilit ka përfunduar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë