Komisioni i Ligjeve çoi për votimin në Kuvend ditën e enjte, dy nga pesë kandidatët, që synojnë të jenë në krye të Inspektoriatit të Lartë të Kontrollit të Pasurive.
Mes Evis Ficos, Dhimitrula Spiros, Evgjeni Bashari, Helena Papa, Lefterie Luzi dhe Sali Shehu, Komisioni i Ligjeve kualifikoi Evgjeni Basharin dhe Helena Papën.
Helena Papa, aktualisht mban pozicionin e Drejtorit të Kabinetit të Kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ajo ka një eksperiencë (mbi 10 vjecare) në fushën e drejtësisë, antikorrupsionit. Papa ka qenë koordinatore pranë Departamentit të Kontrollit të Brendshëm dhe Antikorrupsion në Kryeministri (2008-2014) dhe drejtore kabineti pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (2014-2016)
Ndërsa Evgjeni Bashari aktualisht është Sekretare e Përgjithshme e Inspektoratit.
Ndërkohë nga gara është tërhequr Eridjan Salianji, me të drejtë, sa kohe që ai është prej vitesh jurist në PS dhe ka përfaqësuar këtë forcë politike në KQZ si palë.
Shkëlqim Ganaj është drejtues aktual i ILDKP, mandati të cilit ka përfunduar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje