Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së e ka “falur” ekipin e Delvinës, duke mos e përjashtuar nga aktiviteti. Sezonin e kaluar, në një situatë thuajse identike, për dhunë ndaj arbitrit, ky komision përjashtoi ekipin e Shkumbinit nga aktiviteti, ndërsa këtë herë ka vepruar me një standard tjetër.
Delvina e ka humbur në tavolinë, 0-3, ndeshjen me Albpetrolin, ku u dhunua arbitri anësor Elis Pulaj, i cili përfundoi në spital. Për pjesën e mbetur të sezonit, Delvina është e detyruar t’i luajë ndeshjet si pritëse në një fushë asnjëanëse, por kjo nuk është asgjë përpara përjashtimit, që do të thoshte shkrirje e skuadrës. Nga dënimet e tjera të Disiplinës bie në sy ai i Ismailgecit të Tiranës me 2 ndeshje për sjellje antisportive.
Dy vendimet më të rëndëishme të Disiplinës
- KF Delvina, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe mosgarantim të sigurisë së zyrtarëve të ndeshjes, humbet ndeshjen në tavolinë 3-0 kundër SHS Albpetrol. Po ashtru, dënohet me zhvillimin e ndeshjeve të mbetura të sezonit 2020-2021 të kampionatit në fushë asnjanëse.
- Lojtari i KF Tirana, Marsel Ismailgeci, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje