Futboll

Dhuna ndaj arbitrit, Delvina i shpëton përjashtimit nga aktiviteti

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së e ka “falur” ekipin e Delvinës, duke mos e përjashtuar nga aktiviteti. Sezonin e kaluar, në një situatë thuajse identike, për dhunë ndaj arbitrit, ky komision përjashtoi ekipin e Shkumbinit nga aktiviteti, ndërsa këtë herë ka vepruar me një standard tjetër.

Delvina e ka humbur në tavolinë, 0-3, ndeshjen me Albpetrolin, ku u dhunua arbitri anësor Elis Pulaj, i cili përfundoi në spital. Për pjesën e mbetur të sezonit, Delvina është e detyruar t’i luajë ndeshjet si pritëse në një fushë asnjëanëse, por kjo nuk është asgjë përpara përjashtimit, që do të thoshte shkrirje e skuadrës. Nga dënimet e tjera të Disiplinës bie në sy ai i Ismailgecit të Tiranës me 2 ndeshje për sjellje antisportive.
Dy vendimet më të rëndëishme të Disiplinës

  • KF Delvina, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe mosgarantim të sigurisë së zyrtarëve të ndeshjes, humbet ndeshjen në tavolinë 3-0 kundër SHS Albpetrol. Po ashtru, dënohet me zhvillimin e ndeshjeve të mbetura të sezonit 2020-2021 të kampionatit në fushë asnjanëse.
  • Lojtari i KF Tirana, Marsel Ismailgeci, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë