Bota

Mbërrijnë në ditën e Krishtlindjes dozat e para të vaksinës në Itali

Në ditën e Krishtlindjes italianët gëzojnë dhe mbërritjen e dozave të para të vaksinës anti Covid. Mediat italiane bëjnë me dije se mesditën e kësaj të premte në vendin fqinj kanë mbërritur 9,750 dozat e para të vaksinës anti- Covid të Pfizer-BioNTech.

Përmes disa pamjeve të shpërndara në mediat sociale duket dhe momenti kur furgoni me dozat e para të vaksinës është i shoqëruar nga forca të shumta policie.

Ndër të tjera mësohet se dozat e para të vaksinës anti Covid janë drejtuar direkt për në spitalin Spallanzani të Romës.

Operacioni për të transportuar vaksinat Pfizer – BioNTech nga fabrika në Belgjikë për në vendet e Bashkimit Europian po kryhet nën mbikëqyrjen e lartë të policisë dhe shërbimeve sekrete. Kamionë frigoriferikë po largohen nga fabrika dhe po nisen nën shoqërimin e policisë drejt vendeve anëtare.

Media po mbahet në distancë në mënyrë që operacioni i shpërndarjes së vaksinave të kryhet në fshehtësi, për arsye sigurie.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë