Sport

Tragjike! Ndahet nga jeta notari Klavio Meça, rekordmen në 400 metra

Një lajm tragjik ka tronditur sot komunitetin shqiptar të sportit dhe veçanërisht atë të notit. Ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare notari Klavio Meça, i konsideruar si ardhmja e notit në vendin tonë.

Nuk është bërë ende i ditur shkaku i vdekjes së notarit, por dyshimet janë për një atak kardiak. Sportisti nga Fushë-Kruja kishte vedosur rekord kombëtar në Hungari, në 400 metra stil i lirë, duke arritur kohën 4’04”03.
Pas lajmit të trishtë ka reaguar edhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) me një postim ngushëllimi në faqen zyrtare në “Facebook”, ku shkruan:

“Një lajm i pabesueshëm na erdhi si bombë për ndarjen nga jeta të sportistit shqiptar Klavio Meca në moshën 24 vjec. Nuk gjejmë fjalë për të shprehur dhimbjen e madhe… Kujtojmë që notari Klavio Meça, ka pasur një sërë arritjesh sportive ndërsa veçojmë se në Budapest të Hungarisë ka vendosur një rekord të ri kombëtar në 400 m stil i lirë me kohën e përgjithshme 4’04”03.

Ishte një djalë i shkëlqyer me sjellje shembullore dhe disiplinë sportive. KOKSH i shpreh ngushëllime familjes dhe komunitetit sportiv. U prehsh në paqe kampion! Do të na mungosh…!”, përfundon postimin KOKSH.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë