Në urimin për Vitin e Ri 2021 kryeministri Edi Rama tha se 2020-ta ishte viti më i vështirë, për shkak të pandemisë dhe tërmetit.
“Po mbyllet edhe ky vit dhe si në asnjë vit tjetër në jetën tone. Festat e këtij viti po i kalojmë mbyllur herët në shtëpi. As mesnata e fishekzjarrëve nuk do të ndodhë këtë herë. Për ne shqiptarët, koronavirusi ishte një kafshatë e pakapërdishme pas tërmetit të 26 nëntorit. Gjyshërit u kërcënuan në jetën e tyre, fëmijët e ndaluar në shkollimin e tyre. Mijëra prindër humbën punët e tyre.
Ky vit ishte një nga ato lloj sfidash, kur i thonë rrëzojnë elefantë.
Beteja jonë vazhdon me sigurimin e vaksinës kundër armikut të padukshëm. Si kudo në botë, do të nisë me grupet më të rrezikuara, bluzat e bardha, mësuesit, punonjësit e policisë. Vaksina do të jetë falas dhe jo e detyrueshme”, tha Rama.
Ai u shpreh se vitin e ardhshëm, biznesi i vogël do ta nisë me zero taksa, ndërsa mjekët do të marrin paga më të larta.
“Ka shumë punë për të bërë por më besoni se falë karakterit dhe bashkimit të fuqive tonë të keqen e kemi lënë pas”, theksoi Kryeministri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje