Për kryetarin e Partisë Demokratike, viti që po lëmë pas ishte një vit i vështirë për gjithë botën, po akoma më i vështirë për Shqipërinë.
“Kriza e pandemisë e pllakosi vendin tonë, në një kohë kur ekonomia ishte tashmë e gjunjëzuar dhe sistemin tonë shëndetësor e gjeti në pikë të hallit, si pasojë e mungesës së mbështetjes”, tha Lulzim Basha në mesazhin e fundvitit.
“Teksa i them këto fjalë, ka shumë familje që janë prekur rëndë nga pandemia, spitalet tona janë të mbingarkuara, punonjësit tanë shëndetësor janë duke punuar me mish e me shpirt për të shpëtuar jetë edhe pse në kushte shumë të vështira.
Mirënjohja jonë nga thellësia e zemrës shkon sot tek mjekët dhe personelin shendetësor, që po sakrifikon me vetëmohim për të shpëtuar jetë, duke sakrifikuar gjithçka, shpesh edhe vetë jetët e tyre”, tha Basha, i cili flet për shpresë dhe besim për një të ardhme më të mirë, të cilën e kemi vetë në dorë, sipas tij.
Ka shpresë për një Shqipëri tjetër, thotë Basha, për një qeverisje ndryshe që kujdeset për qytetarët e punon për ju.
“Për një qeveri që garanton uljen e kostos së jetës dhe mundëson hapjen e vendeve të reja të punës për çdo qytetar. Ka shpresë për ndryshim dhe gjithçka varet prej nesh për ta bërë atë shpresë realitet. Unë jam plot besim që ndryshimi është i mundur dhe nuk do të ngelet vetëm shpresë”, shton ai, që beson se shqiptarët që nuk dorëzohen kurrë. “Një mesazh të veçantë dua t’ju percjell në këtë fundvit të rinjve dhe të rejave që nga dëshpërimi i pamundësisë presin shansin e parë per t’u larguar. Mos e humbisni kurrë shpresën! Mos u dorëzoni! Asnjëherë mos hiqni dorë nga qëllimet, nga ëndrrat tuaja, sepse një ditë dhe kjo ditë nuk do të jetë e largët, do të gjeni rrugën e suksesit”, deklaroi Basha, që I fton të gjithë që të jenë pjesë e ndryshimit që po vjen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje