Politike

Mediu: Opozita duhet të rikonceptojë marrëdhënien me pushtetin

Në fillim të viti të ri, Partia Republikane organizoi një takim të strukturave drejtuese në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 Prillt.

“…Kam bindjen që ndajmë të njëjtin qëndrim që Rama nuk është pjesë e zgjidhjes. Rama është pjesë e problemit. Është vetë problemi…”, tha kryetari i PR-së, Fatmir Mediu.

Në këto kushte, ai kërkoi që opozita të rikonceptojë marrëdhënien e vet.   

“Është momenti që opozita duhet patjetër të konceptojë ndryshe marrëdhënien e vet. Opozita nuk është opozitë që rend drejt pushtetit, por opozitë që ndërton shtetin. Dhe për ta bërë këtë opozita duhet të ketë një kontratë të qartë me qytetarët shqiptarë, për të treguar si do të ndërtojnë qeverisjen që buron nga vota e lirë e qytetareve.

Një qeverisje e cila vjen dhe bashkëpunon  me qytetarët shqiptarë për interesat e qytetarëve shqiptarë. Pra një qeverisje gjithëpërfshirëse për të ardhur te elementi i dytë shumë i domosdoshëm që qeverisja nesër duhet të konsiderohet si qeverisja e njerëzve të aftë me integritet që i bashkohen opozitës dhe nuk është thjesht qeverisja dhe  pushteti i lidershipit të opozitës…”, tha Mediu


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë