Në fillim të viti të ri, Partia Republikane organizoi një takim të strukturave drejtuese në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 Prillt.
“…Kam bindjen që ndajmë të njëjtin qëndrim që Rama nuk është pjesë e zgjidhjes. Rama është pjesë e problemit. Është vetë problemi…”, tha kryetari i PR-së, Fatmir Mediu.
Në këto kushte, ai kërkoi që opozita të rikonceptojë marrëdhënien e vet.
“Është momenti që opozita duhet patjetër të konceptojë ndryshe marrëdhënien e vet. Opozita nuk është opozitë që rend drejt pushtetit, por opozitë që ndërton shtetin. Dhe për ta bërë këtë opozita duhet të ketë një kontratë të qartë me qytetarët shqiptarë, për të treguar si do të ndërtojnë qeverisjen që buron nga vota e lirë e qytetareve.
Një qeverisje e cila vjen dhe bashkëpunon me qytetarët shqiptarë për interesat e qytetarëve shqiptarë. Pra një qeverisje gjithëpërfshirëse për të ardhur te elementi i dytë shumë i domosdoshëm që qeverisja nesër duhet të konsiderohet si qeverisja e njerëzve të aftë me integritet që i bashkohen opozitës dhe nuk është thjesht qeverisja dhe pushteti i lidershipit të opozitës…”, tha Mediu
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje