Në vizitën e tij zyrtare në Turqi, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, firmosën disa marrëveshje më kryesorja ajo për krijimin për herë të parë të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë. “Shqipëria është një vend mik, vëlla dhe aleat. Ne jemi dy popuj vëllezër që kemi luftuar sëbashku dhe kemi lënë gjurmë në histori…
Frymëzuar nga historia jonë ne e konsiderojmë si detyrë të përmirësojmë këto marrëdhënie.
Në takim ne diskutuam marrëdhëniet dy palëshe në mënyrë gjithëpërfshirëse… Përvec diskutimit të çështjeve bilaterale diskutuam edhe ato rajonale në fushën e ekonomisë, kulturës dhe se çfarë mund të bëjmë në projektet e ardhshme”, tha Presidenti i Turqisë gjatë konferencës për shtyp. Ai njoftoi gjithashtu se “dakordohemi që Organizata e FETO-s përbën kërcenim për dy vendet. Ne s’do të lejojmë që FETO të helmojë marrëdhëniet mes dy vendeve”. Rama nga ana e tij nuk e përmendi organizatën FETO, por veçoi ngritjen e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë që sipas tij e ngre bashkëpunimin në stadin e një marrëdhënie institucionale ndërqeveritare dhe falënderoi fillim e fund ndihmën që Turqia kishte dhënë jo vetëm për tërmetin por edhe gjatë pandemisë. Dukshëm, Rama shfaqi pakënaqësi për BE-në në këtë drejtim.
Rama vuri në dukje gjithashtu pritjen e ngrohtë që Presidenti Erdogan u kishte rezervuar përmes një ceremonie të vecantë .
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje