Në konferencën për shtyp të zhvilluar me Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, Kryeministri Edi Rama tha se presidenti Erdogan kishte premtuar ndërtimin e Spitalit Rajonal të Fierit brenda tre muajsh. Madje pas disa batutave për këtë cështje, u mësua se spitali do të jetë gati me 7 Prill, ndërsa zgjedhjet pritet të mbahen më 25 Prill.
“Jam krenar që mu dha mundësia dhe nderi që të nënshkruaj në emër të Shqipërisë me Erdogan deklaratën për krijimin e Këshillit për Bashkëpunim të Nivelit të Lartë.
Jam shumë i kënaqur që Presidenti shprehu gatishmërinë për disa ndërhyrje të rëndësishme në fushën e Turizmit, Arsimit, dhe të tjera.
Jam i lumtur që së shpejti spitali rajonal i Fierit do të jetë realitet.
Tani bastet në Turqi dhe Shqipëri janë të ndaluara me ligj dhe nuk mund të vinim bast, por basti i Presidentit që Spitali i Fierit të jetë gati për tre muaj është një bast shumë i fortë. Unë do e kisha humbur me qejf këtë bast, po edhe shanse për ta fituar do kisha duke pasur parasysh që edhe turqit edhe shqiptarët kur vjen puna të zbatimi poshtë duan t’i shtysh vazhdimisht”, tha Rama.
Por Presidenti turk e siguroi se ai do të jetë gati madje që në javën e parë të Prillit. Duke e krahasuar me dy spitalet e ndërtuara në Aeroportin Sanxhak, ai që do të ndërtohet në Shqipëri, sipas Erdogan, është një grimcë për ata.
Ndërkohe, Rama u kujdes të thoshte se ndërtimi deri me 7 prill nuk ka lidhje me zgjedhjet, por me një bast që vetë Erdogan kishte vënë me shqiptarët.
Nga ana e tij, Presidenti i Turqisë, Erdogan uroi që zgjedhjet e 25 prillit të jenë të dobishme për shqiptarët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje