Futboll

Video/ Milani reagon menjëherë, likuidon Torinon dhe shkon +4

Milani ka reaguar menjëherë pas humbjes me Juventusin. Kuqezinjtë kanë mundur 2-0 Torinon në “San Siro” dhe janë shkëputur përkohësisht 4 pikë nga Interi, që luan të dielën ndeshjen e radhës me Romën në transfertë. Skuadra e trajnerit Stefano Pioli e zgjidhi ndeshjen që në pjesën e parë, me golat e Leaos dhe Kesi.

Goli i Leaos. Gazeta Si, 9 janar 2021

Me Ibrahimoviç dhe Çalhanoglu në stol, por edhe disa mungesa të tjera, si Benaser dhe Rebiç, Milani nuk pati vështirësi ndaj Torinos. Sulmuesi suedez, i rikthyer në skuadër pas një mungese të gjatë, luajti pak minuta në fundin e ndeshjes. Ai pritet t’i shërbejë skuadrës në vazhdim me ekpseriencën e tij.

Goli i Kesi me penallti. Gazeta Si, 9 janar 2021

Leao zhbllokoi shifrat pas një kombinimi të shpejtë me Hernandez dhe Diaz. Më pas dyfishoi shifrat Kesi me penallti. Në pjesën e dytë Milani e administroi mirë lojën, duke mos e vënë në diskutim rezultatin. Kuqezinjtë kryesues janë ngjitur në kuotën e 40 pikëve.

Në dy ndeshjet e tjera të Serisë A, Atalanta e Berat Gjimshitit, këtë herë në stol për t’u çlodhur, fitoi 1-4 në fushën e Beneventos, duke u ngjitur në vend të 4-t, me 31 pikë, kurse Xhenoa mundi 2-0 Bolonjën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë