Bota

Vritet gjatë një sulmi ambasadori italian në Kongo

Ambasadori italian në Republikën Demokratike të Kongos dhe një oficer italian u vranë të hënën ndërsa udhëtonin në një autokolonë të OKB.

 Ministria e Jashtme italiane theksoi se ambasadori dhe përfaqësues të tjerë të OKB-së po shpërndanin ndihma humanitare kur autokolona u sulmua nga grupe rebele.

Në një deklaratë të shkurtër, ministria tha se Luca Attanasio dhe oficeri u vranë në rajonit Gomas. Ata po udhëtonin në një karvan të misionit të OKB-së për stabilizimin në vend, por nuk ka ende detaje të tjera të disponueshme për sulmin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë