Bota

Greqia vendi i parë në BE me certifikatë digjitale vaksinimi: Të rimëkëmbim turizmin

Greqia bëhet vendi i parë në Bashkimin Europian me certifikata digjitale vaksinimi për qytetarët e vendit me qëllim lehtësimin e udhëtimit dhe mundësinë e përmirësimit të turizmit.

Certifikatat lëshohen vetëm për individët që kanë marrë dy doza vaksine. Që nga kjo e hënë kur nisi të jetë funksionale, u lëshuan rreth 55 mijë certifikata të tilla.

Disa muaj më parë Greqia i bëri kërkesë BE-së që kjo certifikatë të bëhej e vlefshme në të gjitha vendet e BE-së sidomos tek ato që presin një rimëkëmbje të sektorit turistik. Në mbështetje të Greqisë ishte Italia dhe Spanja, ndërkohë që Gjermania mbajti një qëndrim negativ.

Ministri i Qeverisjes Digjitale në shtetin grek është shprehur se Greqia  do të vazhdojë të këmbëngulë mbi përhapjen e kësaj metode dhe në vendet e tjera të BE-së.

Sipas ministrit, shumë vende të tjera e kanë parë me interes këtë marrëveshje, duke pasur parasysh devijimin e kontrollove apo testeve nëpër pika kufitare dhe aeroporte si dhe për të shmangur një tjetër dëm masiv në turizëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë