Greqia bëhet vendi i parë në Bashkimin Europian me certifikata digjitale vaksinimi për qytetarët e vendit me qëllim lehtësimin e udhëtimit dhe mundësinë e përmirësimit të turizmit.
Certifikatat lëshohen vetëm për individët që kanë marrë dy doza vaksine. Që nga kjo e hënë kur nisi të jetë funksionale, u lëshuan rreth 55 mijë certifikata të tilla.
Disa muaj më parë Greqia i bëri kërkesë BE-së që kjo certifikatë të bëhej e vlefshme në të gjitha vendet e BE-së sidomos tek ato që presin një rimëkëmbje të sektorit turistik. Në mbështetje të Greqisë ishte Italia dhe Spanja, ndërkohë që Gjermania mbajti një qëndrim negativ.
Ministri i Qeverisjes Digjitale në shtetin grek është shprehur se Greqia do të vazhdojë të këmbëngulë mbi përhapjen e kësaj metode dhe në vendet e tjera të BE-së.
Sipas ministrit, shumë vende të tjera e kanë parë me interes këtë marrëveshje, duke pasur parasysh devijimin e kontrollove apo testeve nëpër pika kufitare dhe aeroporte si dhe për të shmangur një tjetër dëm masiv në turizëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje