Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar një shkresë zyrtare Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile për tu informuar zyrtarisht mbi numrin e votueseve të cilëve u ka skaduar afati i shfrytëzimit të kartës së identitetit dhe pasaportës.
KQZ ka kërkuar gjithashtu nëse kjo drejtori ka ndonjë informacion paraprak se sa mund të jetë numri i realizimit të kërkesave të zgjedhësve për rinovim të kartës së identitetit dhe/ose pasaportës deri në datën 25 Prill 2021.
Pak ditë më parë, opozita e bashkuar kërkoi zyrtarisht shtyrjen e afatit të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike deri në fund të muajit Prill.
Më pas, Rama iu përgjigj pozitivisht kërkesës ndërsa ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi siguroi se askush nuk do të mbetet pa votuar për këtë arsye.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje