Politike

KQZ kërkesë Gjendjes Civile: Sa votues janë me karta identiteti të skaduara?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar një shkresë zyrtare Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile për tu informuar zyrtarisht mbi numrin e votueseve të cilëve u ka skaduar afati i shfrytëzimit të kartës së identitetit dhe pasaportës.

KQZ ka kërkuar gjithashtu nëse kjo drejtori ka ndonjë  informacion paraprak se sa mund të jetë numri i realizimit të kërkesave të zgjedhësve për rinovim të kartës së identitetit dhe/ose pasaportës deri në datën 25 Prill 2021.

Pak ditë më parë, opozita e bashkuar kërkoi zyrtarisht shtyrjen e afatit të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike deri në fund të muajit Prill.

Më pas, Rama iu përgjigj pozitivisht kërkesës ndërsa ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi siguroi se askush nuk do të mbetet pa votuar për këtë arsye.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë