Bota

Greqia thirrje BE-së: Miratoni pasaportat anti-Covid

Greqia ia ka bërë thirrje të mërkurën  Bashkimit Europian që të miratojë pasaportat anti- Covid-19 në mënyrë që të rihapë turizmin.

Në një intervistë me Financial Times, Ministri i Turizmit, Harry Theocharis, theksoi se aplikimi i certifikatës së vaksinimit duhet të jetë çështja kryesore e Bashkimit Europian.

Theocharis tha se BE duhet të përshpejtojë vendimmarrjen mbi protokollet për lëvizjen e sigurt të qytetarëve europianë nga një vend në tjetrin.

“Bashkimi Europian duhet të miratojë certifikatën e vaksinimit sa më shpejt të jetë e mundur.

Në lidhje me vendimin e qeverisë britanike për ndalimin e udhëtimeve ndërkombëtare jo thelbësore, Theocharis tha se nuk i kuptonte paralajmërime të tilla, duke pasur parasysh progresin që Britania po bën me vaksinimin.

“Nuk mund ta kuptoj pse tani po bëjmë hapa prapa, megjithëse tani kemi mjete gjithnjë e më efektive në ‘arsenalin tonë’ krahasuar me vitin e kaluar – dhe këto janë vaksinat dhe testet e shpejta” tha ministri.

Një certifikatë digjitale do të lëshohet për ata shtetas grekë që janë vaksinuar, por nuk është i detyrueshëm për të udhëtuar në Greqi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë