“Mbyllja e kufijve nga një pjesë e disa shteteve anëtare po dëmton tërësinë tonë si një treg i vetëm”, deklaroi të enjten komisioneri europian për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton, para takimit të ministrave të Industrisë së 27 vendeve, që do të zhvillohet përmes video-konferencës.
”Kërkoj që të hiqen të gjitha format e kufizimeve kur është e mundur”, nënvizoi ai.
”Ne duam një pasaportë të gjelbër në nivel europian me të cilin mund të udhëtohet lirshëm, për biznes dhe për të shkuar me pushime si dhe për të shijuar ngjarjet kulturore”, shtoi nga ana e tij kancelari austriak, Sebastian Kurz, përpara samitit të BE.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje