Bota

“Mbylljet e kufijve dëmtojnë rëndë Bashkimin Europian”

“Mbyllja e kufijve nga një pjesë e disa shteteve anëtare po dëmton tërësinë tonë si një treg i vetëm”, deklaroi të enjten  komisioneri europian për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton, para takimit të ministrave të Industrisë së 27 vendeve, që do të zhvillohet përmes video-konferencës.

”Kërkoj që të hiqen të gjitha format e kufizimeve kur është e mundur”, nënvizoi ai.

”Ne duam një pasaportë të gjelbër në nivel europian me të cilin mund të udhëtohet lirshëm, për biznes dhe për të shkuar me pushime si dhe për të shijuar ngjarjet kulturore”, shtoi nga ana e tij kancelari austriak, Sebastian Kurz, përpara samitit të BE.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë