Futboll

Video/ Shifra bindëse, Armando Broja gjen edhe golin numër 9 në Holandë

Vjen edhe goli numër 9 në kampionatin holandez për sulmuesin e Kombëtares, Armando Broja. Futbollisti kuqezi ishte protagonist në fitoren 4-1 të Viteshes kundër Venlo, duke dhënë asistin e golit të parë dhe duke shënuar golin e 4-t për skuadrën e tij në këtë ndeshje.

Broja është huazuar nga Çelsi te Viteshe dhe shifrat flasin qartë se ai është një lojtar i denjë për klubin londinez. Aktivizimi i rregullt në Holandë po e ndihmon sulmuesin 19-vjeçar të rritet dhe të fitojë përvojën e duhur për të qenë gati për shansin e madh me Çelsin.

Forma e mirë e Brojës sigurisht që gëzon edhe trajnerin e Kombëtares, Edi Reja, i cili e ka aktivizuar sulmuesin në Ligën e Kombeve, madje edhe si titullar. Në fakt, të gjithë sulmuesit kuqezinj po kalojnë një formë të mirë dhe golat duken të garantuar për Kombëtaren në ndeshjet e muajit mars, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022.

Armando Broja po e shfrytëzon në mënyrën më të mirë huazimin në kampionatin holandez, duke “folur” mbi të gjitha me gola dhe 9 të shënuar deri tani nuk janë pak për një 19-vjeçar. Viteshe mban vendin e 4-t, me 45 pikë. Fitorja ndaj Venlo ishte mjaft e rëndësishme, pasi vjen pas 3 humbjeve radhazi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë