Kryeministri Edi Rama ndodhet ne Bruksel për një vizitë pune ku është pritur nga Komisioneri i BE, Josep Borell dhe Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.
Rama pritet të ketë më pas edhe një konference për shtyp rreth takimeve të zhvilluara, ndërsa paraprakisht ka publikuar foto nga takimet në faqen e tij Facebook.
Kyeministri Rama pritet të zhvillojë një takim edhe me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Në fokus të takimit me Presidenten e KE do të jetë ecuria dhe procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Rama shoqërohet në këtë vizitë nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla dhe kryenegociatori i Shqipërisë me BE-në Zef Mazi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)








Lini një Përgjigje