Politike

Integrimi, Rama takime në Bruksel me Borell dhe Varhelyi (fotot)

Kryeministri Edi Rama ndodhet ne Bruksel për një vizitë pune ku është  pritur nga Komisioneri i BE, Josep Borell dhe Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.

Rama pritet të ketë më pas edhe një konference për shtyp rreth takimeve të zhvilluara, ndërsa paraprakisht ka publikuar foto nga takimet në faqen e tij Facebook.  

Kyeministri Rama pritet të zhvillojë një takim edhe me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në fokus të takimit me Presidenten e KE do të jetë ecuria dhe procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Rama shoqërohet në këtë vizitë nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla dhe kryenegociatori i Shqipërisë me BE-në Zef Mazi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë