Politike

Rama e vë popullin para alternativës: Do votoni për drejtësinë apo për Ilir Metën?

Kryeministri Edi Rama ka rritur tonet, por edhe mesazhin politik.

Gjatë shpalosjes së planit të tij për shëndetësisë, Rama tha se shqiptarët duhet të bëjnë zgjedhjen; mes drejtësisë apo Ilir Metës.

“Ne nuk jemi një nga partitë në garë, ne jemi forca qeverisëse sot dhe nesër. Për ne kjo fushatë nuk është një hapësirë për të ngritur në radhë premtimet tona, por është një mundësi për t’ju  njohur me planin tonë konkret.

25 prilli është një udhëkryq për drejtësi dhe në 25 prill si kundër, na ka ndihmuar Presidenti aktual që flet dhe në emër të atij më famëkeq president të kësaj republike, ju do të vendosni me drejtësinë apo me Ilir Metën. Me reformën në drejtësi apo me koalicionin KCK-PD-LSI”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë