Kryeministri Edi Rama ka rritur tonet, por edhe mesazhin politik.
Gjatë shpalosjes së planit të tij për shëndetësisë, Rama tha se shqiptarët duhet të bëjnë zgjedhjen; mes drejtësisë apo Ilir Metës.
“Ne nuk jemi një nga partitë në garë, ne jemi forca qeverisëse sot dhe nesër. Për ne kjo fushatë nuk është një hapësirë për të ngritur në radhë premtimet tona, por është një mundësi për t’ju njohur me planin tonë konkret.
25 prilli është një udhëkryq për drejtësi dhe në 25 prill si kundër, na ka ndihmuar Presidenti aktual që flet dhe në emër të atij më famëkeq president të kësaj republike, ju do të vendosni me drejtësinë apo me Ilir Metën. Me reformën në drejtësi apo me koalicionin KCK-PD-LSI”, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje