Politike

Lista e Tiranës, Basha konfirmon aleatët në vende të sigurta, të “vetët” në vijën e zjarrit

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka konfirmuar në mbrëmje vonë gjatë mbledhjes së kryesisë marrëveshjen që ka firmosur me aleatët duke i përfshirë ata në pozicione të sigurta në listën e kandidatëve për deputet për Tiranën.

Në këtë listë figuron edhe emri i Vangjel Dules të cilin Basha fillimisht e caktoi në Korcë, pastaj në Vlorë. Listës i mungon Agron Duka që garon në Durrës dhe Nard Ndoka që nuk do të ketë një vend të sigurt në Shkodër.   

Në listën e Tiranes është futur edhe Sali Shehu i FRD por jo në vend të sigurtë.

Emrat e tjerë për Tiranën nuk janë surprizë. Ata janë të dërguarit e PD-së në degët e Tiranës, por të pozicionuar më poshtë se aleatët si Flamur Noka, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Aldo Bumci apo Oriola Pampuri.

1. Lulzim Basha

2. Jorida Tabaku

 3. Alfred Rrushaj

4. Albana Vokshi

5. Sali Berisha

6. Agron Shehaj

7. Fatmir Mediu

8.  Grida Duma

9.  Shpëtim Idrizi

10. Belind Këllici

11. Vangjel Dule

12. Mesila Doda

13. Dashamir Shehi

14. Flamur Noka

15. Orjola Pampuri

16. Aldo Bumci

17. Ivi Kaso

18. Oriela Nebiaj

19. Gent Strazimiri

20. Mirela Tabaku

21. Clirim Gjata
22. Mirela Tabaku
23. Sali Shehu
24. Enkeleda Sallaku


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë