Politike

Kush janë 11 deputetët e larguar nga lista e PD

Në listën e kandidatëve për deputet nuk do të garojnë zyrtarisht për zgjedhjet e 25 Prillit, 11 deputetë të PD-së.

Lista fillon me Romeo Gurakuqin që drejtoi zgjedhjet në Shkodër në 2017, vijon me Halim Kosovën që ka dhënë dorëheqjen por edhe i përjashtuar nga Komisioni “Ruli”, për të vijuar me Xhemal Gjuknshin të cilit Basha i ofroi një pozicion koordinatori, Endri Hasën një bashkëpunëtor të tij të përjashtuar nga Komisioni “Ruli”, e deri tek Genc Pollo që zgjedhjet e kaluara nuk mori rezultatin e duhur si drejtues qarku, si dhe eksperti i ekonomisë, Florion Mima, hartues edhe i programit të PD për ekonominë.

Listës i mungon edhe kryetari i PD-së së Elbasanit, Luciano Boci.  

Të larguarit nga lista krahasuar me 2017

Romeo Gurakuqi

Lorenc Luka

Halim Kosova

Xhemal Gjunkshi

Florion Mima

Endri Hasa

Luciano Boci

Genc Pollo

Hekuran Hoxhalli

Klevis Balliu

Andon Frrokaj


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë