Politike

Lista, me cilët emra Basha sfidoi komisionin “Ruli” dhe “fabula” e Lezhës

Lulzim Basha u impenjua shumë në procesin e votimit të kandidatëve nga strukturat e partisë, duke i vënë përballë një komisioni shumë të debatuar të drejtuar nga Genc Ruli.

Fundi i një procesi tre mujor, ku katër burra dhe një grua u impenjuan “nat e dit” në filtrimin e kandidatëve rezultoi një fluskë sapuni.

Në fund të punës së komisionit “Ruli” u njoftua një listë me 13 kandidatë të cilëve u shtyhej aprovimi, për të kaluar në votim nga kryesia e partisë, një proces që sa duket nuk ndodhi.

Sepse Lulzim Basha ndoqi rrugën e dytë atë të vlerësimit të kandidatëve për secilën degë.

Ndryshe nga komisioni “Ruli”, ai futi në listë të sigurt tre emrat e përjashtuar Ervin Salianji, Luan Baçi dhe Tritan Shehu.

Në vend të sigurt është një tjetër emër në Lezhë, Lindita Metaliaj që për ironinë e fatit do bëjë fushatë me Mark Markun pjesë e komisionit që e largoi nga lista.

Në listë, por jo në vend të favorshëm është futur edhe emri “i përjashtuar” Nadire Meçorapaj dhe në të njëjtën pozicion deri diku edhe Izmira Ulqinaku në Shkodër.

Jashtë liste nga Basha dhe komisioni mbeti Endri Hasa në Elbasan, Romeo Gurakuqi në Shkodër, Andon Frrokaj në Lezhë, dhe Xhemal Gjunkshi i Dibrës. Këtë të fundit, Basha u përpoq t’ia zbuste qejfmbetjen duke e emëruar koordinator për sigurinë në PD.

Një lëvizje të fundit ka pasur edhe për kryetarin e PD-së së Elbasanit, Luçiano Boçin, të cilin Ruli e kishte kaluar, por jo Basha.

Kryetari i demokratëve ndërroi mendje minutat e fundit para se ta çonte listën në KQZ duke e futur në vendin e 7 në qarkun e Elbasanit, në vend të kandidatit Fadil Merzheku të cilin e ka spostuar më poshtë në renditjen përfundimtare.          /N.P

Lista e të përjashtuarve “Ruli”  

ANDON FRROKAJ        i larguar edhe nga Basha

ARBEN KASHAHU        i larguar edhe nga Basha

ENDRI HASA                 i larguar edhe nga Basha  

ERVIN SALIANJI            në vend të sigurt në listë nga Basha

FATBARDHA KADIU      e larguar edhe nga Basha

IZMIRA ULQINAKU       e renditur në listë nga Basha

LINDITA METALIAJ      në vend të sigurt në listë nga Basha  

LORENC LUKA               i larguar edhe nga Basha   

LUAN BACI                    në vend të sigurt në listë nga Basha  

NADIRE MEÇORAPAJ    e renditur në listë nga Basha

ROMEO GURAKUQI          i larguar edhe nga Basha

TRITAN SHEHU                  i renditur në vend të sigurt nga Basha

XHEMAL GJUNKSHI           i emëruar nga Basha si koordinator


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë