Lulzim Basha u impenjua shumë në procesin e votimit të kandidatëve nga strukturat e partisë, duke i vënë përballë një komisioni shumë të debatuar të drejtuar nga Genc Ruli.
Fundi i një procesi tre mujor, ku katër burra dhe një grua u impenjuan “nat e dit” në filtrimin e kandidatëve rezultoi një fluskë sapuni.
Në fund të punës së komisionit “Ruli” u njoftua një listë me 13 kandidatë të cilëve u shtyhej aprovimi, për të kaluar në votim nga kryesia e partisë, një proces që sa duket nuk ndodhi.
Sepse Lulzim Basha ndoqi rrugën e dytë atë të vlerësimit të kandidatëve për secilën degë.
Ndryshe nga komisioni “Ruli”, ai futi në listë të sigurt tre emrat e përjashtuar Ervin Salianji, Luan Baçi dhe Tritan Shehu.
Në vend të sigurt është një tjetër emër në Lezhë, Lindita Metaliaj që për ironinë e fatit do bëjë fushatë me Mark Markun pjesë e komisionit që e largoi nga lista.
Në listë, por jo në vend të favorshëm është futur edhe emri “i përjashtuar” Nadire Meçorapaj dhe në të njëjtën pozicion deri diku edhe Izmira Ulqinaku në Shkodër.
Jashtë liste nga Basha dhe komisioni mbeti Endri Hasa në Elbasan, Romeo Gurakuqi në Shkodër, Andon Frrokaj në Lezhë, dhe Xhemal Gjunkshi i Dibrës. Këtë të fundit, Basha u përpoq t’ia zbuste qejfmbetjen duke e emëruar koordinator për sigurinë në PD.
Një lëvizje të fundit ka pasur edhe për kryetarin e PD-së së Elbasanit, Luçiano Boçin, të cilin Ruli e kishte kaluar, por jo Basha.
Kryetari i demokratëve ndërroi mendje minutat e fundit para se ta çonte listën në KQZ duke e futur në vendin e 7 në qarkun e Elbasanit, në vend të kandidatit Fadil Merzheku të cilin e ka spostuar më poshtë në renditjen përfundimtare. /N.P
Lista e të përjashtuarve “Ruli”
ANDON FRROKAJ i larguar edhe nga Basha
ARBEN KASHAHU i larguar edhe nga Basha
ENDRI HASA i larguar edhe nga Basha
ERVIN SALIANJI në vend të sigurt në listë nga Basha
FATBARDHA KADIU e larguar edhe nga Basha
IZMIRA ULQINAKU e renditur në listë nga Basha
LINDITA METALIAJ në vend të sigurt në listë nga Basha
LORENC LUKA i larguar edhe nga Basha
LUAN BACI në vend të sigurt në listë nga Basha
NADIRE MEÇORAPAJ e renditur në listë nga Basha
ROMEO GURAKUQI i larguar edhe nga Basha
TRITAN SHEHU i renditur në vend të sigurt nga Basha
XHEMAL GJUNKSHI i emëruar nga Basha si koordinator
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje