Politike

Yuri Kim e nis “fushatën” e 25 prillit nga Elbasani

Ambasadorja e SHBA në Tiranë ka zgjedhur qarkun e Elbasanit për të zhvilluar takimet e para me kandidatët për deputetët në zgjedhjet e 25 prillit.

Këto janë takimet e para të kryediplomates amerikane pas publikimit të listave, për të cilët kërkoi nga udhëheqësit politikë që të garantojnë integritetin e personave të përfshirë, jo vetëm në përputhje me ligjin e dekriminalizimit, por edhe me “listën e zezë” të Departamentit të Shtetit.

Takimet në Elbasan Kim i ka nisur me drejtuesin politik të socialistëve në këtë qark, Taulant Balla, që renditet i 8-ti në listën e PS-së si kandidat.

Mesazhet e përcjella nga ambasadorja amerikane pritet që të jenë për një fushatë të qetë, dinjitoze, që kandidatët të shmangin e të mos nxisin tensionet dhe që qytetarëve t’u ofrohen alternativa zgjedhjeve.

Në orën 14:00, Kim pritet që të dalë me një deklaratë për mediat në përfundim të takimeve me kandidatët në Elbasan.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë