Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi pas takimit me ambasadoren amerikane Yuri Kim në Elbasan, tha se në këtë qark, LSI synon 4 mandate.
Si e komenton takimin me ambasadoren amerikane?
“U relaksuam edhe qeshëm shumë.
Shqiptarët paguajnë më shumë taksa, kanë një jetë më të shtrenjtë se sa kishin 4 vjet më parë, shqiptarët sot po ikin nga Shqipëria, sot ndihen më të pasigurt prandaj më 25 prill pajisuni me kartat e ID me pasaportat biometrike, se s’kanë të gjithë mundësi ta blejnë.
Me ambasadoren diskutuam për situatën e fushatës elektorale në qytetin e Elbasanit, e në gjithë qarkun, ku ajo që ne diskutojmë e që është shumë e rëndësishme ka rëndësi t’u krijojmë shanse e mundësi të gjithëve të votojnë.
Të mos ushtrohet presion institucioneve shtetërore duke nisur me ndihmën ekonomike, me konfliktin e interesit që ka sot prokurori i Elbasanit ku vëllain e ka të tretin në listën e PS, për të vijuar me krijimin e mundësive të kenë sa më shumë gra e vajza përfaqësues…”, tha Kryemadhi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje