Politike

Karriera ushtarake, Meta “rrëzohet” nga 83 deputetë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta “u rrëzua” me 83 vota në Kuvend kur deputetët votuan kundër dekretit të tij lidhur me ligjin për “Karrierën ushtarake”.

Pak kohë më parë, Presidenti i Republikës e ktheu ligjin për rishqyrtim me argumentin se, trupa ushtarake bazë e Forcave të Armatosura po cenohej.

“Ndryshimet ligjore cenojë piramidën e drejtimit në Forcat e Armatosura. Mos cenoni ecurinë në karrierë dhe fitimin e gradave të ushtarakëve, përmes ndërhyrjes së Qeverisë. I kujt është interesi që trupa jonë ushtarake bazë e Forcave të Armatosura të cenohet dhe të humbasë kredibilitetin e saj?”, do të shprehej Meta. Një deklaratë, që nuk i ka bindur deputetët, të cilët ashtu si edhe herët e tjera, nuk i kanë marrë as fare parasysh vërejtjet e Presidentit.

Në anën tjetër, mazhoranca ka argumentuar se ndryshimet në  ligjin “Për karrierën ushtarake në FA”  sjellin meritokraci dhe përmirësim të funksionimit të Forcave të Armatosura në disa hallka, siç janë: rekrutimi, koha e qëndrimit në secilën gradë, mosha maksimale të shërbimit për çdo gradë, specialitetet dhe arsimimi i detyrueshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë