Presidenti i Republikës, Ilir Meta “u rrëzua” me 83 vota në Kuvend kur deputetët votuan kundër dekretit të tij lidhur me ligjin për “Karrierën ushtarake”.
Pak kohë më parë, Presidenti i Republikës e ktheu ligjin për rishqyrtim me argumentin se, trupa ushtarake bazë e Forcave të Armatosura po cenohej.
“Ndryshimet ligjore cenojë piramidën e drejtimit në Forcat e Armatosura. Mos cenoni ecurinë në karrierë dhe fitimin e gradave të ushtarakëve, përmes ndërhyrjes së Qeverisë. I kujt është interesi që trupa jonë ushtarake bazë e Forcave të Armatosura të cenohet dhe të humbasë kredibilitetin e saj?”, do të shprehej Meta. Një deklaratë, që nuk i ka bindur deputetët, të cilët ashtu si edhe herët e tjera, nuk i kanë marrë as fare parasysh vërejtjet e Presidentit.
Në anën tjetër, mazhoranca ka argumentuar se ndryshimet në ligjin “Për karrierën ushtarake në FA” sjellin meritokraci dhe përmirësim të funksionimit të Forcave të Armatosura në disa hallka, siç janë: rekrutimi, koha e qëndrimit në secilën gradë, mosha maksimale të shërbimit për çdo gradë, specialitetet dhe arsimimi i detyrueshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje