Bota

Masakër në Atlanta në tre qendra masazhi, vriten 8 persona

Masakër në SHBA, me tetë viktima, gjashtë prej të cilëve dyshohet se janë gra aziatike.

Ky është bilanci si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur në tre qendra masazhi në qytetin e Atlantës, Xhorxhia, SHBA.

Mediat amerikane raportojnë se vrasësi i dyshuar, është arrestuar nga policia pas masakrës.

Policia e Atlantës tha se gjeti katër gra, të cilat ishin me origjinë nga Azia, të vdekura brenda dy salloneve të masazhit përtej rrugës, përballë njëra-tjetrës.

Katër persona të tjerë, duke përfshirë dy gra të tjera aziatike, u vranë dhe një tjetër u plagos në një sallon masazhi aziatik në Cherokee County.

Policia e Atlantës raportoi se i ishte përgjigjur një thirrje grabitjeje në “Gold Massage” në Piedmont Road.

Autoritetet nuk specifikuan nëse ishin punonjës apo klientë.

Krimet e urrejtjes kundër aziatikëve janë rritur kohët e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë