Politike

Bindja Demokratike “zbret” në Elbasan: Ku dallojmë nga PD e PS

Bindja Demokratike nuk bëri asgjë më shumë se një qytetar  i zakonshëm Ditën e Verës në Elbasan.

Megjithatë, Astrit Patozi apo Rudina Hajdari e Nismës “Thurje” bënë diferencën nga incidenti i krijuar nga militantët e dy forcave kryesore politike në vend.

“Ata që u kacafytën i dhanë një provë tjetër Shqipërisë se përfaqësojnë politikën e degraduar të dekadave të fundit, e cila nuk mund të jetë zgjidhja, por është problemi. Ndaj edhe është fare pa vlerë përpjekja e tyre për t’ia hedhur fajin njëri-tjetrit, sepse janë njësoj si në mendësi, ashtu edhe në sjelljen e vet politike”, tha ai.

Me këtë detaj, Patozi hapi fushatën e Bindjes Demokratike në Elbasan për të thënë se kjo forcë politike po shkon në këto zgjedhje si alternativa e tretë për shqiptarët.

“Projekti ynë transformues, integriteti i lartë moral dhe politik i 153 kandidatëve, si dhe lista 100 përqind e hapur, na bëjnë të jemi oferta më e mirë për shqiptarët në këto zgjedhje”, tha ai.

Gjatë takimit, kandidatët firmosën një deklarate  për respektimin e listës së hapur, ku të gjithë kandidatët firmosin, që mandati i shkon atij që merr më shumë vota preferenciale se të tjerët, pavarësisht renditjes në listë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë